Interneti dhe epoka dixhitale kanë bankrotuar shumë industri standarde të mëhershme. Të tilla si bizneset në pasuritë e paluajtshme, marketing, tregti, etj. kanë gjetur një mënyrë për të lulëzuar duke i shfrytëzuar mundësitë që ua ofron digjitalizimi, ndërsa të tjera si librashitësit, përkthyesit e gjuhëve, agjencitë e udhëtimit kanë parë një rënie si rezultat i shërbimeve online si p.sh. Amazon ose Expedia që në thelb bëjnë të njëjtën gjë si ata.
Një nga industritë më të prekura nga dixhitalizimi është gazetaria. Në shumë mënyra, kalimi nga printimi në dixhital nuk ka qenë i lehtë. Shumë biznese gazetash si revista ditore, javore apo mujore, kanë shpallur falimentimin, pasi nuk mund të përshtateshin me epokën e re.
Njerëzit po kërkojnë lajme në një mënyrë tjetër nga sa bënin 20 vjet më parë. Interneti e ka tejkaluar gazetarinë fizike tashmë.
Sfidat e rrezikut dhe sigurisë dixhitale për gazetarët
Interneti ka sjellë shumë sfida të reja për gazetarinë dhe shtypin.
Lexuesit sot presin një shpërndarje më të shpejtë të lajmeve. Sot mund të mësoni se çfarë ndodhi 5 minuta më parë në Brazil, ndërsa në vitet 1990 ose më parë këto gjera do ti mësonit të nesërmën (në rastin më të mirë).
Të ardhurat nga reklamat kanë rënë për median e shkruar me 44% midis 2005 dhe 2009, pasi reklamat e klasifikuara të printuara janë më të mira nga reklamat në internet, rrjetët sociale etj.
Megjithatë, pak sfida janë aq të rëndësishme dhe me ndikim për gazetarinë sesa siguria dixhitale.
Pothuajse çdo ditë mund të lexoni për hakimin e një gazetari ose kompanie mediatike. Për shembull, në tetor 2019, 100 gazetarëve, disidentëve politikë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut iu hakuan telefonat inteligjentë duke përdorur një dobësi të aplikacionit WhatsApp.
Problemi më i madh për gazetarët është se nuk janë vetëm hakerat e rastësishëm për të cilët duhet të shqetësohen, por edhe qeveritë në vendet ku ata verpojnë synojnë gjithnjë që të kenë në kontroll burimet e gazetarve dhe vet ata si individ.
Praktikat më të mira të sigurisë dixhitale për gazetarët
Gazetarët duhet të adoptojnë disa nga praktikat më të mira kur bëhet fjalë për sigurinë dixhitale. Sidoqoftë, përpara se të hyjmë në këtë temë, është e rëndësishme që së pari të përcaktojmë se çfarë është siguria dixhitale dhe pse është e rëndësishme për gazetarët.
Siguria dixhitale përfshin mjetet dhe praktikat që mund të përdoren për të mbrojtur identitetin në internet dhe informacionin e ndjeshëm që prodhohet. Për gazetarët, kjo është edhe më e rëndësishme pasi shpesh ata nuk duhet të shqetësohen vetëm për sigurinë e tyre në internet, por edhe atë të burimeve të tyre, burime të cilat duhet të jenë plotësisht anonime.
Për ta arritur këtë, gazetarët duhet të ndjekin këto praktika më të mira të sigurisë dixhitale:
E para nuk vlen vetëm për gazetarët, por për të gjithë të tjerët. Fjalëkalimi juaj është linja e parë e mbrojtjes për llogaritë tuaja në internet dhe ju duhet ta bëni atë të fortë. Para së gjithash, kjo do të thotë të mos përdorni kurrë të njëjtin fjalëkalim më shumë se një herë. Përdorni gjithmonë një fjalëkalim unik për çdo llogari.
Për të mbrojtur më tej fjalëkalimet dhe llogaritë tuaja në internet nga hakerat, mund të përdorni gjithashtu vërtetimin me 2 faktorë (2FA), i cili do të shtojë një shtresë shtesë mbrojtjeje përtej kredencialeve të hyrjes (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi).
Kudo që shkoni në internet, ju lini gjurmë dixhitale në formën e troshave – cookies. Bëjeni zakon t’i fshini shpesh këto, si dhe të gjithë historinë tuaj të shfletimit, pasi ato mund të përdoren për të spiunuar aktivitetet tuaja si gazetar.
Kur shfletoni është mirë të përdorni shfletues që e mbajnë historinë e shfletimit të fshehur si “Incognito” (për Chrome) ose Shfletimin privat (në Safari), ose ekuivalentin për shfletues të tjerë. Sidoqoftë, mbani në mend se gjithçka që bën është që shfletuesi të mos regjistrojë skedarët tuaj të personalizimit. Faqet që vizitoni do të regjistrojnë ende IP-në tuaj dhe shfletimi juaj do të jetë i dukshëm për ISP-në tuaj (i cili nga ana tjetër mund t’ua zbulojë këtë informacion autoriteteve).
Duke folur për gjurmët dixhitale, asnjëra nuk është aq e e rendësishme sa adresa juaj e IP-së. Këtë adresë ta lini kudo që shfletoni. VPN është një nga mënyrat më të mira për të shfletuar internetin në mënyrë të sigurtë pa zbuluar IP-në tuaj të vërtetë pasi trafiku do të kalojë përmes një serveri VPN/proxy në mënyrë që kushdo që shikon do të shohë IP-në e VPN-së së përdorur, e jo IP-në tuaj reale.
Megjithëse Tor e ka një reputacion të errët, si një aplikacion që përdoret nga kriminel të të gjitha llojeve, gjë që, meqë ra fjala, është krejtësisht e pamerituar, nuk duhet të harrojmë se qëllimi i tij kryesor është të lejojë njerëzit të jenë anonimë dhe të sigurt në internet.
Kjo është pikërisht ajo që u duhet gazetarëve dhe shumë gazetarë e media të mëdha, si ProPublica, kanë adoptuar Tor-in dhe kanë faqe .onion (faqet .onion mund të aksesohen vetëm nëse keni të instaluar shfletuesin Tor).
Vetë nocioni i instalimit të mjeteve të enkriptimit si OpenPGP mund të trembë shumë gazetarë, por kjo është e nevojshme nëse doni të mbroni mesazhet tuaja. Pasi të keni instaluar OpenPGP, bëhet praktikisht e pamundur për këdo pa kombinimin e duhur të çelësave publikë dhe privatë për të deshifruar mesazhet tuaja të dërguara tek personat e tretë.
Për më tepër, gazetarët duhet të konsiderojnë gjithashtu përdorimin e shërbimeve të koduara. Për shembull, në vend të Skype, përdorni një aplikacion të koduar mesazhesh si Signal dhe nëse keni nevojë të dërgoni dokumente të ndjeshme në internet, përdorni SecureDrop në vend të Dropbox.
Emaili është mbi 40 vjeç, por ka evoluar shumë herë që atëherë. Email-i është ende një nga mjetet kryesore të komunikimit privat dhe të biznesit dhe mbetet i rëndësishëm edhe tani.
Shërbimet krysore që sotë ofrojnë dërgimin e postës elektronike si Gmail, Yahoo ose Outlook janë jo edhe aq të sigurta për tu përdorur nga gazetarët. Këto nuk janë të sigurta për dërgimin e dokumenteve konfidenciale dhe komunikim në mënyrë anonime.
Kjo është arsyeja pse gazetarët duhet të përdorin email anonim si CTemplar, i cili do të mbajë identitetin e tyre të fshehur nga sytë kureshtarë.
CTemplar ju lejon të bëheni një fantazmë duke u regjistruar plotësisht në mënyrë anonime (pa verifikim telefoni ose SMS) dhe gjithashtu do të fshehë adresën tuaj IP.
Gjithashtu kjo platformë ofron “politikë të mos ruajtjes së të dhënave” që do të thotë se, sapo të shtypni fshi, mesazhi do të fshihet përgjithmonë (dhe nuk do të qëndrojë në regjistrat tanë për 6 muajt e ardhshëm si me disa ofrues tjerë).
Sigurisht, mbani në mend se të gjithë ofruesit anonimë të postës elektronike, përfshirë CTemplar, janë të detyruar t’u përgjigjen kërkesave ligjore të gjykatës dhe për këtë arsye duhet t’u sigurojnë atyre përmbajtje të koduar të postës elektronike dhe të dhënave tjera që disponojnë dhe ata e bëjnë këtë në lidhje me gjëra të tilla si terrorizmi ose abuzimi me fëmijët.