Këshilla për sigurinë digjitale

Shape Image
Shape Image

1. Mbaj aplikacionet tua të përditësuara

Kompanitë që krijojnë aplikacionet zakonisht ofrojnë përditësime të aplikacioneve të tyre për 3 arsye: për të shtuar opsione të reja, për të riparuar problemet e mundshme dhe për të rritur sigurinë e aplikacioneve. Gjithmonë përditësimi me të dhënat e reja të aplikacionit tuaj ju ndihmon që të mbroni paisjet që shfrytëzoni nga rreziqet e reja të mundshme.

2. Shmanguni nga hapja e Emailave të pa njohur

Nëse një Email ju dukët i dyshimtë, mos e hap atë sepse mund të jetë email që përmban qellime keqdashëse për të të vjedh të dhënat apo për të të dëmtuar paisjen. Dikush nga jashtë mund të ketë qellime keqdashese për të pasur qasje në të dhënat tuaja apo të kompanisë suaj. Ndonjëherë Emajlat mund të kenë fajlla të bashkëngjitur ose linqe me klikimin e të cilave keqdashësit synojnë të infektojnë pasijen tuaj - kompjuterin apo telefonin tuaj.

3. Mbaj paisjen tuaj të përdituësuar dhe mbrojtur

Një paisje shtes e kompjuterit tuaj e cila është e pa përditësuar (updated) mund të ndikoj edhe në aplikacionet tjera të instaluara në kompjuterin tuaj që të mos funksionojnë normalisht dhe të mos pranojnë përditësimet e sigurisë së këtyre aplikacioneve. Zakonisht paisjet e vjetra në kompjuterin tuaj ndikojnë që kompjutrei të punoj më ngadal e që edhe e ka më të vështirë që të përgjigjet në kohë nga ndonjë sulm i mundshëm kibernetik. Kështu që sigurohu që paisjet që i vendosni në kompjuterin tuaj të jenë të reja dhe të përditësuara me versionet me të fundit.

4. Përdor faqe apo aplikacione të sigurta kur transferroni fajlla - dokumente

Përdorni faqe të sigurta për ndarjen e skedarëve - dokumenteve si TitanFile për të enkriptuar fajllat - dokumentet tuaj derisa janë duke u transferuar online. Nëse veproni kështu ,dokumentet tuaja do të jenë po aq të sigurta sa janë edhe faqet - programet përmes të cilave ju i ndani - shpërndani këto dokumente - fajlla.

5. Përdor anti-virus dhe anti-malware

Për sa kohë që ju jeni i lidhur në internet, është e pamundur të keni mbrojtje të plotë dhe totale nga malware. Megjithatë, ju mund të zvogëloni ndjeshëm cenueshmërinë tuaj duke u siguruar që keni një antivirus dhe të paktën një anti-malware të instaluar në kompjuterët tuaj.

6. Përdor një VPN për të privatizuar lidhjet në internet

Për të pasur një qasje të sigurt dhe të privatizuar një rrjet, përdorni një Rrjet Privat Virtual (VPN). VPN do të kodojë lidhjen tuaj dhe do të mbrojë informacionin tuaj privat, edhe nga ofruesi juaj i shërbimit të internetit.

7. Kontrolloni linqet përpara se ti klikoni

Lidhjet mund të maskohen lehtësisht si diçka që nuk janë për të ju joshur juve ti klikoni, kështu që është më mirë të kontrolloni dy herë përpara se të klikoni në një link. Në shumicën e shfletuesve - browsereve, ju mund të shihni URL-në e synuar duke vendosur pezull kurosrin mbi linkun. Gjithmonë sigurohuni se çfarë klikoni ngase keqdashësit përmes linqeve e ofertave joshese shpesh synojnë të vjedhin detajet e kyqjes.

8. Mos luani dhe mos i neglizhoni fjalëkalimet tuaja!

Keni shumë kujdes kur krijoni fjalëkalimet tuaja për rrjetet sociale, emailet apo llogaritë që krijoni online. Preferohet që të përdorini faqet - sherbimet si howsecureismypassword.net për të gjetur se sa të sigurt janë fjalëkalimet tuaja. Keni kujdes që mos të përdorni të njëjtët fjalëkalime për disa faqe.

9. Çaktivizoni Bluethooth-in kur nuk u nevoitet!

Paisjet lehtësisht mund të hakohen përmes Bluetooth-it dhe më pas informacionet tuaja private që gjenden në paisje mund të u merren. Nëse nuk keni ndonjë arsye për të pasur bluetooth-in tuaj ndezur, ndaleni atë!

10. Enable 2-Factor Authentication

Shumë platforma tani ju lejojnë të aktivizoni kyqjen me 2 faktorë autentifikimi për t'i mbajtur llogaritë tuaja më të sigurta. Është një shtesë tjetër mbrojtjeje që ndihmon në verifikimin se jeni në të vërtetë ju ai që po hyni në llogarinë tuaj dhe jo dikush që është i paautorizuar. Preferohet aktivizimi i këtij opsioni sidomos në llogaritë tuaja kyqe përmes të cilave operoni në biznesin tuaj.

11. Fshini aplikacionit adware - që synojnë reklamat nga paisja juaj

Adware janë aplikacione që mbledh informacion përsonal tuajin përmes të cilit ju ju shprbejnë reklamat e synuara. Nëse ju nuk jeni interesuar për to, është më mirë të përdorini aplikacione anti-adware përmes të cilave bllokoni reklamat në PC-në apo Smartphonin tuaj. Përdorni aplikacioni AdwCleaner për të pastruar adware dhe programe të padëshiruara nga kompjuteri juaj.

12. Gjithmonë sigurohu që faqja që vizitoni përmban protokolin https

Kur ju shfletoni një websajt që nuk e ka të përfshirë protokolin HTTPS, atëherë nuk ka garancion që transferimi i të dhënave në mes jush dhe serverit ku është i hostuar websajti është i sigurtë. Gjithmonë sigurohuni që websajti që shfletoni dhe jepni të dhënat tuaj të ketë të inkorporuar protokolin e sigurisë https.

13. Mos ruaj informacionet e rëndësishme në hapësira online të pa sigurta!

Kur ju uplodoni - ruani informacionet e juaja të rëndësishme në platformat online, ju duhet të sigurohuni që ato informacione po ruhën në platforma të sigurta që ofrojnë shërbimet e ruajtjës online, e jo në platfoma të pa njohura, ngase informacionet - dokuementet tuaja digjitale mund të jenë në rrezik gjithnjë nga keqpërdoruesit e internetit që janë të shumtë.

14. Gjithnjë skano paisjet e jashtme për ruajtje si USB-të apo HDD/SSD për virus të mundshëm!

Pajisjet e jashtme për ruajtje janë po aq të prirura për tu infektuar me malware sa edhe pajisjet e brendshme të ruajtjes. Nëse lidhni një pajisje të jashtme të infektuar me kompjuterin tuaj, malwaret - viruset mund të përhapen. Gjithmonë skanoni pajisjet e jashtme për malware përpara se t'i përdorni ato.

15. Shmangni përdorimin e rrjeteve publike të WiFi-ve

Kur lidheni me një rrjet publik, po e ndani rrjetin me të gjithë ata që janë gjithashtu të lidhur. Çdo informacion që dërgoni ose merrni në rrjet është i cenueshëm. Qëndroni larg rrjeteve publike ose përdorni një VPN kur jeni të lidhur me një të tillë.

16. Shmang mentalitetin "jam mjaftueshëm i sigurt"!

Edhe pse mund të jeni plotësisht të izoluar nga pjesa tjetër e botës, kurrë nuk mund të thuash se je "mjaftueshëm i sigurt". Kompanitë e mëdha botërore si Facebook investojnëshuma të mëdha parash në sigurinë e tyre, por akoma vazhdojnë të jenë cak i sulmeve kibernetike.

17. Investoni në sigurinë tuaj digjitale në çdo kohë

Të dhëna të rëndësishme mund të humbasin si rezultat i një defekti të sigurisë së paisjes suaj. Për t’I pasur ato të dhëna të sigurta edhe nëse shkatërrohen apo humbin, ne duhet të sigurohemi që ato të dhëna t’i ruajmë edhe në ndonjë vend tjetër, qoftë paisje tjetër ruajtëse të jashtme, qoftë online apo në ndonjë PC.

18. Gjithmonë ruaj kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme

Të dhëna të rëndësishme mund të humbasin si rezultat i një defekti të sigurisë së paisjes suaj. Për t'u siguruar që ato të dhëna të jenë të sigurta edhe nëse shkatërrohen apo humbin, ne duhet të sigurohemi që ato të dhëna ti kemi të ruajtura edhe në ndonjë vend tjetër, qoftë paisje tjetër ruajtëse të jashtme, qoftë online apo në ndonjë PC.

19. Trajno punëtorët në çëshjtet e sigurisë

Çelësi i një punë të sigurtë në aspektin e sigurisë digjitale dhe kibernetike është të siguroheni që punonjësit tuaj të trajnohen mirë, të sinkronizohen dhe të ushtrojnë vazhdimisht praktika sigurie. Ndonjëherë, një gabim nga një punonjës i trajnuar në mënyrë jo të duhur mund të shkaktojë shkatërrimin e një sistemi të tërë sigurie të një kompanie.

20. Punësoni një haker "White Hat". Employ a “White Hat” hacker

Jo të gjithë hakerat janë të këqij. Disa hakerë ekspozojnë rreziqet e sigurisë për të ndihmuar të tjerët të përmirësojnë sigurinë e tyre kibernetike, duke i mbajtur ata të vetëdijshëm për të metat e sigurisë dhe duke i rregulluar ato. Këta hakerë njihen si hakerë "Kapelë bardhë". Mund t'ju sjellë dobi të punësoni një të tillë për t'ju ndihmuar të gjeni rreziqet që ndoshta as që i keni paramenduar që mund të ju vijn.