Përdorni fjalëkalime të komplikuara

Shape Image
Shape Image
Përdorni fjalëkalime të komplikuara

Për shkak të punës suaj Hakerët mund t’ju synojnë dhe përpiqen të kenë akses në llogaritë tuaja në internet për ta bërë këtë.

Rregulli numër një: Krijoni gjithmonë fjalëkalime të gjata. Hakerët shpesh përdorin programe kompjuterike që mund të hamendësojnë një numër jashtëzakonisht të lartë të kombinimeve të fjalëkalimeve, veçanërisht ato të dobëta. Një fjalëkalim i fortë përbëhet nga më shumë se katërmbëdhjetë ose më shumë karaktere, duke përfshirë shkronja, numra dhe simbole.

Praktika më e mirë: fjalëkalimet

  • Kontrolloni nëse ndonjë nga llogaritë tuaja është komprometuar duke përdorur haveibeenpwned.com. Ky sajt do të kontrollojë nëse emaili juaj dhe/ose fjalëkalimi juaj kanë qenë pjesë e një shkeljeje të të dhënave – nëse po, ndryshoni menjëherë fjalëkalimin. Regjistrohuni në këtë sajt për t’u njoftuar për çdo shkelje të ardhshme.
  • Shërbimet online regjistrohen dhe ruajnë të dhëna për ju. Kur shkelet siguria e këtyre faqeve, të dhënat tuaja vihen në rrezik. Kompani të tilla si Linkedin dhe Dropbox janë hakuar dhe të dhënat e tyre – përfshirë adresat e emailit dhe fjalëkalimet e përdoruesve të tyre – janë vjedhur. Kjo është një arsye pse nuk duhet të ripërdorni fjalëkalimet. Nëse një llogari shkelet, hakerët mund të përpiqen ta përdorin atë fjalëkalim për të fituar akses në llogaritë tuaja të tjera.
  • Përdorni një menaxher fjalëkalimesh për të krijuar dhe ruajtur fjalëkalime unike të forta për ju.
  • Mos përfshini detaje personale në fjalëkalimet tuaja. Këto janë të lehta për t’u mbajtur mend, por ato janë gjithashtu të lehta për hakerët për t’i thyer.
  • Krijoni fjalëkalime të gjata, të njohura si fraza-kalimi.
  • Mos klikoni në opsionin për të ruajtur fjalëkalimet në shfletuesit tuaj. Këto nuk është gjë e sigurte dhe është shumë e lehtë për t’u aksesuar.

Menaxherët e fjalëkalimeve

Një menaxher i fjalëkalimeve është aktualisht mënyra më e sigurt për të menaxhuar fjalëkalimet tuaja. Ky është një aplikacion që mund ta shkarkoni në pajisjet tuaja që ju lejon të gjeneroni dhe ruani fjalëkalime të forta për llogaritë tuaja. Sidoqoftë, do t’ju duhet të krijoni një fjalëkalim unik dhe të gjatë për menaxherin tuaj të fjalëkalimeve.

Këtu është një përzgjedhje e menaxherëve të fjalëkalimeve të përdorura zakonisht. Analizoni menaxherin tuaj të fjalëkalimit përpara se ta blini për t’u siguruar që i përshtatet nevojave tuaja.

Krijimi i një fjalëkalimi të komplikuar

Nëse nuk dëshironi të përdorni një menaxher fjalëkalimesh, duhet të krijoni fjalëkalime të gjata dhe unike për secilën prej llogarive tuaja. Ju mund të dëshironi t’i shkruani këto fjalëkalime dhe t’i mbani ato diku të sigurt. Kjo nuk është e këshillueshme nëse mendoni se shtëpia juaj mund të thyhet, nëse jeni duke udhëtuar ose nëse mendoni se jeni në rrezik të burgoseni.

Ka disa mënyra për ta bërë këtë, duke përfshirë metodat e listuar më poshtë. Nuk ka asnjë metodë ‘zyrtare’ apo të pamend, ndaj duhet të zgjidhni mënyrën që ju përshtatet më së miri.

Këtu janë disa mënyra për të krijuar fjalëkalime më të sigurta:

  1. Metoda Zar – Kjo mund të krijojë fjalëkalime tepër të vështira për t’u hakuar. Hidhni katër zare dhe përdorni numrat e krijuar për të zgjedhur një fjalë nga një listë. Sa më shumë fjalë të zgjidhni, aq më i fortë është fjalëkalimi. Electronic Frontier Foundation jep udhëzime të qarta se si të përdoret kjo metodë.
  2. Metoda Person Objekt Aksion– Përdoreni këtë metodë për të krijuar fraza kalimi të paharrueshme. Për të përmbledhur shpjegimin e Lifehacker për të: “Mendoni për një person, një veprim dhe një vend, dhe ndoshta disa gjëra të tjera: Beyonce, Udhëtim, Prekaz, Nutella. Këto më pas kombinohen në një fjali për t’u përdorur si një frazë kalimi: “Beyonce udhëton me nutella për në Prekaz”.