Siguro komunikimet

Shape Image
Shape Image
Siguro komunikimet

Përdorni email të koduar kur dërgoni përmbajtje të ndjeshme

Gjatë punës suaj si gazetar do ju duhet shpesh të dërgoni emaila që janë të rëndësishëm vetëm për përsona të caktuar, kështu që në këto raste një email i enkriptuar – koduar do të ishte zgjidhja. Email i koduar do të thotë që përmbajtja e emailit tuaj është e koduar dhe mund të deshifrohet vetëm nga marrësi. Marrësi do të duhet gjithashtu të përdorë email të koduar. Kini parasysh se titulli i emailit tuaj dhe adresa e emailit të dërguesit dhe marrësit nuk janë të koduara.

Aplikacionet e mesazheve të koduara dhe thirrjet në internet

Ka një sërë mjetesh që kodojnë komunikimet ndërsa ato dërgohen nga dërguesi te marrësi. Kjo do të thotë se mesazhi, telefonata zanore ose video ose dokumenti nuk mund të përgjohen, derisa janë në proces të dërgimit – pranimit.

Shmangni përdorimin e telefonatave të drejtpërdrejta dhe mesazheve me tekst për përmbajtje delikate

Thirrjet telefonike, por edhe mesazhet me tekst mund të përgjohen lehtësisht, edhe nga subjekte të paligjshme apo aktorë keqdashës. Prandaj, mbani në mend që të shmangni përdorimin e tyre kur trajtoni përmbajtje delikate gjatë punës suaj si gazetar.

Lini një Përgjigje