Përditëso, përditëso dhe përditëso
Pavarësisht nëse jeni duke përdorur një sistem operativ Windows, MacOS ose Linux në kompjuterin tuaj, duhet të instaloni gjithmonë përditësimet më të fundit. I njëjti rregull vlen për telefonin dhe/ose tabletin tuaj iOS ose Android dhe çdo pajisje tjetër të lidhur me internetin, pra si gazetar profesionist gjithmonë duhet të kujdesuni që aplikacionet që ju përdroni në telefonin apo kompjuterin tuaj të jenë të përditësuara (update) në përditshmëri.
Emkriptimi i plotë i diskut
Enkriptimi i plotë i diskut do t’i mbajë të dhënat tuaja të sigurta nëse humbni ose ju vjedhin laptopin ose telefonin. BitLocker është opsioni më i lehtë për makinat Windows, FileVaultis përdoret për MacOS dhe LUKS në sistemet Linux. Pajisjet iOS janë të koduara si parazgjedhje, dhe po ashtu janë të koduara edhe versionet më të reja të telefonave Android. Mos harroni të kriptoni edhe USB-të tuaj.
Përdorni një anti-virus
Nëse përdorni Windows, mbani gjithmonë të aktivizuar dhe përditësuar WindowsDefender. Ndërsa sistemet MacOS dhe Linux janë më pak objektiv i sulmeve sesa ata të Windows, mirëpo gjithashtu sugjerohet të përdoret një antivirus edhe për këto sisteme.
Përdorni fjalëkalime të gjata dhe të sigurta
Mos përdorni fjalëkalime të lehta ose të shkurtra për kompjuterin tuaj. Mos përdorni një PIN me katër shifra për pajisjet tuaja celulare.