Një kompjuter është thuajse mjeti kyç i punës së çdo gazetari të pavarur.
Kompjuterët përdoren për të hulumtuar dhe prodhuar lajme, storie, gjurmuar burimet, për të komunikuar me redaktorët, për të folur me anëtarët e familjes dhe për të ruajtur informacione dhe materiale sensitive dhe të ndjeshme të gazetarisë, prandaj është jetike që si gazetar të kujdeseni për kompjuterin tuaj dhe të minimizoni rrezikun e vjedhjes, dëmtimit dhe infeksionit të tij nga viruset.
Praktika të mira për përdorim të kompjuterëve
- Sigurohuni që të keni një bllokues – pin të vendosur në kompjuterin tuaj. Bëni sa më të komplikuar që të jetë e mundur.
- Shmangni lënien e kompjuterit tuaj pa mbikëqyrje ose me njerëz që nuk i njihni. Mos ua huazoni kompjuterin tuaj të tjerëve. Riparoni kompjuterin tuaj vetëm tek bizneset me reputacion ose tek miqt e besueshëm.
- Mbani të përditësuar softuerin (aplikacionin) dhe sistemin operativ në kompjuterin tuaj. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e tij nga defektet apo dështimet e mundshme.
- Merrni parasysh përdorimin e softuerit antivirus, mundësisht premium, por mund të përdorni edhe aplikacione antivirus që ofrohen falas, si Avast.
- Bëni kopje rezervë (Backup) të dhënave tuaja rregullisht. Ju mund të ruani të dhënat tuaj në një kopje rezervë në një hard disk të jashtëm, si dhe në ndonjë aplikacion online; megjithatë, shërbimet online mund të jenë të prekshme ndaj sulmeve kibernetike, kështu që preferohet gjithmonë që kopjet e rendësishme të materialeve t’i ruani gjithmonë në një haddrive ose USB drive.
- Dijeni gjithmonë përmbajtjet që ruhen në kompjuterin tuaj dhe keni parasysh se këto përmbajtje mund të ju ven juve apo mediumin që përfaqësoni në rrezik nëse pajisja juaj vidhet ose sekuestrohet. Kjo përfshin dokumente, regjistrime, video, foto etj. Andaj, gjithmonë konsideroni enkriptimin e kompjuterit tuaj për të mbrojtur të dhënat tuaja.
Konfigurimi i kompjuterit tuaj për të mundësuar fshirjën e skedarëve nga distanca
Nëse kompjuteri juaj humbet, konfiskohet ose vidhet, mund të jeni në gjendje t’i fshini skedarët (të dhënat) nga distanca, por paraprakisht do t’ju duhet të konfiguroni kompjuterin tuaj për ta bërë këtë. Vini re se fshirja në distancë mbështetet në lidhjen e pajisjes tuaj me internetin.
Përdorni udhëzuesit e mëposhtëm për të konfiguruar fshirjen në distancë: