Gazetarët e pavarur shpesh përdorin email për të komunikuar me redaktorët, kolegët dhe burimet, si dhe me familjen e miqtë.
Si rezultat, llogaria juaj ka të ngjarë të përmbajë një sasi të konsiderueshme të dhënash për ju dhe kontaktet tuaja, kështu që nëse emaili juaj komprometohet, mund t’ju rrezikojë ju, familjen tuaj, kolegët tuaj dhe burimet tuaja.
Praktika më e mirë: email
- Përdorni llogari të veçanta emaili për kontaktet personale dhe ato të punës. Nëse emaili juaj është hakuar, atëherë kundërshtari do të ketë akses vetëm në një llogari.
- Rishikoni informacionet në emailat tuaja. Mund të ketë informacione që, nëse vidhen, mund të përdoren për të imituar identitetin tuaj, duke përfshirë detajet bankare, informacionin për pasaportën dhe vizën, si dhe CV-të dhe letrat motivuese. Mendoni për çdo informacion personal të përfshirë në email, duke përfshirë fotot dhe dokumentet. A ka ndonjë gjë që mund të përdoret për të dëmtuar ju dhe besueshmërinë tuaj?
- Përdorni një menaxher fjalëkalimi për të gjeneruar një fjalëkalim unik dhe të gjatë për secilën prej llogarive tuaja. Shikoni seksionin tonë mbi fjalëkalimet.
- Shmangni aksesin në llogarinë tuaj të postës elektronike në kompjuterë publikë; për shembull, në internet kafe ose në dhoma shtypi. Nëse nuk keni alternativë, duhet të shmangni hyrjen në llogaritë personale. Ju gjithashtu duhet të pastroni historinë e shfletuesit tuaj dhe të siguroheni që të çkyqeni – dhe jo thjesht të mbyllni shfletuesin.
- Nëse mendoni se jeni në rrezik të burgoseni ose se shtëpia juaj mund të thyhet, atëherë duhet të dilni rregullisht nga llogaria juaj e emailit në të gjitha pajisjet tuaja.
- Disa shfletues do t’ju japin mundësinë që të qëndroni të kyçur në llogarinë tuaj të emailit. Kjo është e përshtatshme, por jo e sigurt – kështu që zgjidhni këtë opsion kur identifikoheni, veçanërisht i rëndësishëm nëse përdorni një kompjuter të përbashkët.
- Jini të kujdesshëm ndaj sulmeve të phishing dhe spear phishing. Shihni udhëzuesin tonë se si të mbroheni.
- Konsideroni të kriptoni komunikimet tuaja me email. Shihni udhëzuesin tonë se si ta bëni këtë.
Verifikimi me dy hapa
Shtoni një shtresë shtesë mbrojtjeje në llogarinë tuaj duke përdorur verifikimin me dy hapa, duke e bërë më të vështirë për hakerat hyrjen në llogaritë tuaja. Ekzistojnë lloje të ndryshme të verifikimit me dy hapa me nivele të ndryshme sigurie. Gazetarët duhet të hulumtojnë se cila metodë është më e sigurta për ta dhe të rishikojnë se si të përdorin verifikimin me dy hapa kur udhëtojnë.
Nëse dyshoni se mund të jeni një objektiv i një sulmi të sponsorizuar nga shteti, atëherë duhet të përdorni një çelës sigurie, të llojit Yubikey dhe verifikimin tuaj me dy hapa.
1.Email:
- Verifikimi me dy hapa Gmail
- Verifikimi me dy hapa Hotmail
- Verifikimi me dy hapa Yahoo
2.Media sociale:
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë e llogarisë dhe me parë keni qenë në shënjestër nga një sulm, opsion i mire mund të jetë Programi i Mbrojtjes së Avancuar nga Google.