Si gazetar ju do të regjistroni, ruani dhe transmetoni një sasi të madhe materialesh – disa prej të cilave mund të jenë të ndjeshme.
Nëse po, merrni masa për të siguruar që këto materiale të ruhet në mënyrë të sigurt, ashtu që të mos rrezikoni veten ose burimet tuaja.
Praktikat më të mira për të siguruar materialet tuaja:
Ndarja e një fajlli permes internetit
Mund t’ju duhet të ndani një fajll (document, foto apo video) të ndjeshëm/e me të tjerët në internet, gjë që mund t’ju rrezikojë ju dhe të tjerët. Më poshtë janë disa këshilla se si të ndani fajllat në mënyrë më të sigurt.
1.Krijimi i një llogarie emaili anonime
Ju mund të konfiguroni një adresë emaili që nuk është e lidhur me identitetin tuaj. Nëse e bëni këtë, personi të cilit po i shkruani duhet gjithashtu të krijojë një llogari që nuk është e lidhur me identitetin e tij.
2. Përdorimi i një shërbimi të përkohshëm të ndarjes së fajllave
Nëse nuk dëshironi të konfiguroni një llogari emaili të koduar anonime dhe nuk mund të takoni dikë personalisht për të ia percjellë fajllat ose dokumentet e rendësishme virtuale, atëherë mund të ju duhet të përdorni një shërbim të përkohshëm të ndarjes së fajllave, i cili nuk mund të lidhet me identitetin tuaj.
Një ndër shërbimet e zakonshme për shkëmbimin e fajllave të përkohshëm ështe edhe:
FAJLLAT ME TË DHËNA TË RËNDËSISHME – METADATAT
Fajllat tuaj mund të ruajnë informacione të tilla si emri ose inicialet, emri i kompanisë ose organizatës suaj dhe/ose informacione të personalizuara të kompjuterit tuaj.
Ata gjithashtu mund të mbajnë detaje rreth rrjeteve ose kompjuterëve të tjerë nga të cilët janë kopjuar fajllat, emrat e çdo redaktuesi ose kontribuuesi në shkrimin apo punimin e këtyre fajllave, si dhe historinë tuaj të modifikimeve ose redaktimeve.
Imazhet dhe videot përmbajnë shumë të dhëna për llojet e kamerave të përdorura, plus kohën, datën dhe nganjëherë vendndodhjen ku është krijuar imazhi ose video.
Kompjuteri dhe/ose telefoni juaj do të përmbajnë gjithashtu informacione për ju që ruhen në skedarë – fajlla të veçantë.
Shënim: nëse punoni në një document – fajllë të ndjeshëm, përdorni një pajisje që nuk është e lidhur me ju.
Testoni për të parë se çfarë të dhënash ruhen në dokumente dhe foto duke i ngarkuar ato në Exifdata. Mos ngarkoni materiale të ndjeshme në faqe; në vend të kësaj, përdorni një fajllë ose dokument që nuk përmban përmbajtje të rëndësishme.
Mund të kontrolloni të dhënat e fotove të marra me iPhonin tuaj duke përdorur një aplikacion për iOS si:
Ju mund të kontrolloni nga exif nëse një imazh që gjendet në internet nëpërmjet një shtese nga Chrome dhe Firefox përmban të dhëna sensitive nga:
Ju gjithashtu mund të ndërmerrni hapa për të hequr të dhënat e rëndësishme nga interneti. Për ta bërë këtë mund të përdoret sa vijon:
Mbaj materialet të sigurta në pajisjet tuaja
Materiali që fshini nga kompjuteri juaj fillimisht dërgohet në Recycle Bin (Koshin e mbeturinave) e edhe nëse fshihet nga Recycle Bin, ai material qendron në hard diskun tuaj dhe mund të rikuperohet. Për të siguruar fshirjen e përhershme, duhet të fshini komplet materialin nga Hardisku juaj.
Mjetet për fshirjen e përhershme të skedarëve:
Nëse pajisja juaj merret ose humbet, ju duhet të siguroheni që të fshini materialet në kompjuterin tuaj nga distanca. Shikoni udhëzuesin tonë për Kompjuterët se si ta bëni këtë.