Shfletimi i internetit

Shape Image
Shape Image
Shfletimi i internetit

Interneti mbledh dhe ruan informacione që ju dhe të tjerët i postoni online.

Ai gjithashtu regjistron të dhëna rreth jush nga mënyra se si ju i kërkoni informacionet në internet, duke përfshirë rutinat, zakonet, lokacionet dhe fushat e fokusit të punës suaj. E gjithë kjo mund të përdoret si një mënyrë për t’ju arritur juve tregtarët apo ofruesit e shitjeve online, kështu që ju duhet të dini se si të menaxhoni imazhin – personalitetin tuaj digjithal në internet dhe të navigoni në internet në mënyrë të sigurt për të mbrojtur veten, historinë tuaj dhe burimet tuaja.

Praktika më e mirë: vlerësimi i gjurmës suaj dixhitale

Merrni këto hapa për të mbrojtur profilin tuaj digjital në internet:

  • Kërkoni për emrin tuaj në një numër motorësh të ndryshëm kërkimi, duke përfshirë motorë kërkimi nga vendet jo anglishtfolëse. Mos harroni të kontrolloni imazhet dhe videot. Vini re çdo gjë që mund t’ju vërë në rrezik të dhënat dhe profilin tuaj digjital.
  • Ju mund të kërkoni nga motorët e kërkimit (Search engines)  të heqin të dhëna të caktuara rreth jush. Shikoni politikat individuale të motorit të kërkimit për informacion se si ta bëni këtë.
  • Kontrolloni për të parë nëse adresa juaj është e listuar në internet. Nëse po, do t’ju duhet të kontaktoni faqen për të hequr adresën tuaj. Procesi për ta bërë këtë do të ndryshojë në varësi të kompanisë dhe vendit. Ka shërbime me pagesë në të cilat mund të regjistroheni që do t’i heqin ato të dhëna për ju. Ky do të duhet të jetë një abonim i vazhdueshëm pasi të dhënat tuaja ka të ngjarë të vazhdojnë të shfaqen në internet në bazat e të dhënave publike.
  • Kontrollo për të parë nëse ndonjë anëtar i familjes shfaqet në ndonjë rezultat kërkimi të lidhur me emrin tënd.
  • Lexoni komentet e lëna nga njerëz që lexojnë, dëgjojnë ose shikojnë punën tuaj. Vini re çdo gjë që mund të shkaktojë shqetësim.
  • Kini parasysh se fotot personale mund të përdoren si një mënyrë për të diskredituar ju dhe punën tuaj si gazetar.
  • Siguroni faqet tuaja të mediave sociale. Shikoni udhëzuesin tonë se si ta bëni këtë.
  • Vendosni rikujtuesit e kalendarit për t’ju kujtuar të rishikoni profilin tuaj në internet së paku një herë në muaj,
  • Vendosni sinjalizimet e Google për emrin tuaj, duke përfshirë çdo gabim të zakonshëm drejtshkrimor, kjo do t’ju njoftojë sa herë që emri juaj përmendet në internet,
  • Jini të vetëdijshëm se si profili juaj në internet mund t’ju vërë në rrezik nëse jeni duke udhëtuar dhe duke punuar në vende të ndryshme. A keni publikuar ndonjë gjë që mund të shqetësojë një qeveri, grup kriminal apo të tjerë?

Praktika më e mirë: lundrimi i sigurt në internet

Merrni këto hapa për t’u siguruar që të navigoni në shfletues interneti  në mënyrë më të sigurt:

  • Shmangni përdorimin e kompjuterëve publikë, përfshirë internet-kafet. Nëse i përdorni ato, shmangni hapjen e llogarive personale, dilni nga të gjitha llogaritë kur largoheni dhe sigurohuni që të pastroni historinë e shfletuesit.
  • Shmangni futjen e USB-ve në kompjuterë publikë. Kompjuterët publikë ka të ngjarë të kenë viruse dhe malware të cilët mund të transferohen në pajisjen tuaj nëpërmjet një USB.
  • Përdorimi i Wi-Fi publik është i përshtatshëm, veçanërisht për gazetarët që udhëtojnë – por nuk është fare i sigurt. Mbroni pajisjet tuaja nga malware dhe mbroni të dhënat tuaja duke përdorur një VPN kur përdorni një rrjet publik të Wi-Fis (shih më poshtë).
  • Çaktivizoni Bluetooth-in dhe cilësimet e tjera të ndarjes së skedarëve kur jeni në një ambient publik.
  • Chrome dhe Firefox janë dy nga shfletuesit më të sigurt. Ato ju lejojnë të shtoni shtesa në shfletues që mund t’ju ndihmojnë të përdorni internetin në mënyrë më të sigurt.
  • Kur navigoni në internet, kontrolloni që faqet e internetit që po përdorni janë të koduara në mënyrë të sigurt. URL-ja duhet të ketë një dry dhe shkronjat “HTTPS” me ngjyrë të gjelbërtë. Mund të shtoni një shtesë në Chrome dhe Firefox që kodon të dhënat tuaja në shumë sajte kryesore të internetit.
  • Domenet e rrem janë faqet e internetit që janë krijuar për t’u dukur si faqe interneti autentike. Klikimi mbi linqet e këtyre sajteve që janë të hostuara në domaine të rrem mund të instalojë malware në pajisjen tuaj kompjuterike apo ruajtëse. Sigurohuni që të kontrolloni me kujdes adresën e faqes për të parë që është shkruar saktë dhe se e ka https në fillim të adresës – domainit.
  • Reklamuesit mund t’ë synojnë që përmes malware-ve (programeve që synojnë vjedhjen e të dhënave) të fshehin reklama të ndryshme. Për ta parandaluar këtë, merrni parasysh të shtoni një bllokues reklamash në shfletuesin tuaj, si p.sh. Adblock Plus. Për të bllokuar reklamat spiunuese dhe gjurmuesit e privatësisë, instaloni Privacy Badger. Këto janë të thjeshta dhe të shpejta për t’u instaluar. Shikoni udhëzuesin mbi malware për më shumë informacion.

Përdorimi i një VPN (Rrjeti Privat Virtual)

Ky është një mjet që ju lejon të jeni më të sigurt kur shfletoni internetin – shumë i dobishëm nëse përdorni një Wi-Fi publike në kafene, restoran, aeroport, etj. VPN fsheh adresën tuaj të IP-së, duke e bërë të duket sikur po e shfletoni internetin nga një vend tjetër. Mund t’ju ndihmojë të përdorni përmbajtje që mund t’u ndalohet ti shfletoni nga qeveria apo orgnet tjera shtetërore.

Kini parasysh se një ofrues i aplikacionit – shërbimit VPN është në gjendje të shohë lokacionin tuaj dhe gjithashtu historinë tuaj të shfletimit. Nëse jeni të shqetësuar se organet shtetërore ose të sigurisë mund të thërrasin kompaninë VPN për të kërkuar të dhënat tuaja, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

  • Hulumtoni shërbimin VPN përpara se të abonoheni, pasi ata qa që ofrojnë shërbime të tilla dallojnë në cilësi dhe siguri. Një numër i VPN-ve janë të bllokuara në disa vende, kështu që hulumtoni opsionet përpara se të blini.
  • Kontrolloni nëse VPN po regjistron historinë tuaj të shfletimit dhe nëse ata kanë një histori të trajtimit të këtyre të dhënave me autoritetet dhe siguri. Idealisht, duhet të zgjidhni një VPN që nuk mban shënime të të dhënave tuaja.
  • Përdorni një shërbim që nuk ndodhet në shtetin ku ju punoni e gjithashtu kontrolloni që edhe serverët që shfrytëzoni të ndodhen gjithashtu jashtë vendit.
  • Kur vendosni të përdorni një VPN, zgjidhni IP-në e një vendi që është afër shtetit tuaj. Kjo do të sigurojë që lidhja e internetit të jetë më e shpejtë.
  • Në disa shtete, është e paligjshme përdorimi i një VPN. Sigurohuni që ta përdorni VPN në një vend ku nuk është e ndaluar me ligj.
  • VPN-të që janë të miratuara dhe lejuara nga qeveria ka shumë të ngjarë të regjistrojnë historinë tuaj të shfletimit dhe t’ua kalojnë ato të dhëna autoriteteve përkatëse.
  • Me përdorimn e një VPN, ofruesi juaj i shërbimit të internetit nuk do të jetë në gjendje të shohë atë që ju e shfletoni në internet, por do të dijë vetëm se ju jeni i lidhur me internet.
  • Përdorimi i një VPN në telefonin tuaj do të fshehë atë që po shikoni, por kompania juaj e telefonit celular do të vazhdojë të regjistrojë vendndodhjen tuaj.

Praktikat më të avancuara të sigurisë

Nëse jeni duke kërkuar për siguri më të avancuar, mund të mendoni të përdorni Tails ose Paketën e Shfletuesit Tor (shih më poshtë). Këto kërkojnë një shkallë njohurish teknike dhe do t’ju duhet të praktikoni përdorimin e këtyre mjeteve përpara se t’i zbatoni në terren. Ato ofrojnë siguri më të madhe, por mund të mos jenë të përshtatshme ose të ofrojnë shpejtësinë e nevojshme për të kryer punën tuaj.

Tails – Ky është një sistem operativ kompjuteri dhe një paketë softuerësh që mund të vendosen në një USB. Kjo ju lejon të punoni nga një kompjuter pa lënë gjurmë, ngase të dhënat tuja do të ruhën në USB. Shkarko Tails këtu.

Pakoja e shfletuesit Tor – Ky është një shfletues i sigurt uebi që mund të shkarkohët dhe të përdorët nga një USB. Ju duhet të kuptoni se si funksionon në mënyrë që të siguroheni që po e përdorni në mënyrë korrekte dhe të sigurt. Shkoni në faqen e internetit të Tor për informacione të mëtejshme ose vizitoni Twitter-in e tyre në @torproject.

Lini një Përgjigje